Një përballje live ka ndodhur së fundmi në emisionin me “Zemër të Hapur” mes 33-vjeçares Blerina Basha dhe ish-vjehrrës së saj, ku kjo e fundit e akuzon të renë se ka braktisur dhe i ka lënë të jetojnë në kushte mizerabël tre fëmijët e saj.
Ish-vjehrra e të resë ka pretenduar se ajo dhe djali i saj, babai i tre fëmijë, e kanë ndihmuar me shuma monetare dhe janë përgjigjur gjithmonë për fëmijët, por ka qenë vetë 33-vjeçarja e cila nuk i menaxhonte dhe i shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.
“Kam moshë më të madhe se ajo dhe ajo duhet të më dëgjojë mua. Kur unë shkoja në shpi dhe nuk e gjeja zonjën , kjo shkonte parukeri dhe bënte 300 mijë 400 mijë flokët me kacurrele bionde. Vjehrra ja ka prerë pashaportat dy herë, ajo i ka bërë lekët rrush e kumbulla, e me qerpikë dhe thonj. Kishe lekë ti të bëjë qerpikët, të fryje buzët, të ngrije vetullat.
Çfarë nënë je ti. Si le gjumë ti në atë gjendje? Mirë fëmijët. Po më plas zemra. Më plase Blerina, më more në qafë tre fëmijë, tre yje. Sa në itali thanë këta s’janë shqiptarë, por amerikanë, e flasin anglishten perfektë”, ka thënë ajo, ndërkohë që vetë 33-vjeçarja ka vijuar me akuzat ndaj ish-vjehrrës duke theksuar për të disatën herë se e kanë futur në kurth dhe se asnjëherë nuk i ka braktisur fëmijët e saj.
Sipas Blerinës, ditën e djeshme, ndryshe nga sa është raportuar nëpër media dhe denoncuar nga ish-vjehrra në Polici, ajo ka qenë në punë.


