
Agim Ismaili, ish-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është paraqitur paraditen e sotme sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Ismaili u paraqit në SPAK më 23 dhjetor të vitit të kaluar ku iu komunikua mbyllja e hetimeve për dosjen e sulmit kibernetik ndaj SPAK ku dyshohet të jetë përfshirë edhe ai.
etimet e SPAK tregojnë se të përfshirët dyshohet se kanë tentuar të ndërhyjnë në kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, për të marrë të dhëna sensitive. Sipas Prokurorisë, tentativa ka dështuar dhe hakerët nuk kanë arritur të depërtojnë në databazat kryesore të institucionit.
Megjithatë, SPAK sqaron se të arrestuarit dyshohet se kanë mundur të sigurojnë disa të dhëna të pjesshme, të cilat më pas janë shpërndarë te persona të tjerë, përfshirë dy gazetarë, Agim Ismailin dhe Dritan Palnikajn, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë. Versus.al

