AKTUALITET /

Hipi në makinën me drogë për ta kaluar në kufi, çohet për gjykim ish-kryekomisari i Kapshticës

Shkruar nga Versus
Hipi në makinën me drogë për ta kaluar në kufi,
Ish-kryekomisari Stilian Pasho dhe droga e sekuestruar

Korçë- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ku ish-kryekomisari Stilian Pasho akuzohet për shpërdorim detyre dhe trafik droge në Greqi. Gjithashtu janë mbyllur hetimet edhe për trafikantin e drogës E.G i cili kalonte mjetin me lëndë narkotike matanë kufirit.

Ngarkesa me 26 kg kanabis ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit.

Pamjet e kamerave të sigurisë provuan përfshirjen e Pashos si shef i kufirit në sektorin e shërbimeve. Ai dukej teksa hipte në makinën me drogë për të bërë të mundur kalimin e saj në anën tjetër të kufirit pa iu ushtruar kontroll. Sasia e kanabisit e gjetur, nëse hidhej në treg sillte përfitime monetare deri në 117 mijë euro.

Pasho presiononte edhe vartësit e tij për të mos kryer kontrolle ndaj makinës me të cilën qarkullonte i pandehuri E.G, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij. Versus.al

Poll