AKTUALITET /

Hita në GJKKO, kreu i policisë inspekton masat e sigurisë në gjykatë

Gjatë vizitës, Hita u njoh nga afër me organizimin e shërbimeve policore, masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe procedurat që ndiqen për mbrojtjen e institucionit dhe personave që frekuentojnë ambientet e gjykatës.

Shkruar nga Versus

 

Hita në GJKKO, kreu i policisë inspekton masat e sigurisë në Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një inspektim në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me fokus verifikimin e gatishmërisë së strukturave policore dhe zbatimin e masave të sigurisë.

Gjatë vizitës, Hita u njoh nga afër me organizimin e shërbimeve policore, masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe procedurat që ndiqen për mbrojtjen e institucionit dhe personave që frekuentojnë ambientet e gjykatës.

Inspektimi u përqendrua në vlerësimin e gatishmërisë operacionale të efektivëve të angazhuar në ruajtjen e GJKKO-së, duke synuar forcimin e standardeve të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Poll