MAGAZINË /

U ofendua në emisionin e saj, Dea Michelle shpërthen ndaj Grida Dumës: Je në anën e gabuar të historisë

Shkruar nga Versus
U ofendua në emisionin e saj, Dea Michelle shpërthen ndaj Grida
Dea Michelle dhe Grida Duma

Influencerja e njohur Dea Michelle, ka reaguar pas ofendimeve që u bënë ndaj saj mbrëmjen e djeshme nga gazetari Bledi Mane i cili ishte i ftuar në Top Story.

Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, Dea shprehu keqardhjen për qëndrimin e moderatores Grida Duma, për të ciliën tha se nuk reagoi në mënyrë ne duhur për fyerjet që u bënë ndaj saj. Ish-banorja e Big Brother VIP 2, pretendoi se kjo sjellje karshi saj mund të ketë ardhur për shkak se kishte refuzuar ftesën për të qenë në emision dhe sepse ka mbështetur vazhdimisht protestat masive të qytetarëve. 

Reagimi i plotë:

Grida Duma,

Cfare kam pare ne emisionin tend dje me ka kapur te papergatitur dhe po, me ka trishtuar. Jam e zhgenjyer nga fakti qe ne nje program me kohezgjatje 1 ore e 22 minuta, highlight-i i vetem qe ti zgjedh te shperndash ne llogarine tende ne Instagram eshte momenti kur une po denigrohem duke u perdorur shpifje, ashtu sic nuk do e meritonte asnje vajze!

Ti kete e di mire, pasi vete e perserite disa here se eshte e palejueshme. Por veprat flasin me shume se fjalet. Fjalet, sado te bukura, nuk mund te shpetojne askend nga nje veper e pahijshme. Nderkohe qe ti thoje 'mos fol', mashkulli ne fjale i tha te gjitha ofendimet dhe sajesat e mundshme per mua. Ne studio mbeti dhe biseda vazhdoi. Ato fjale te bukura, ne mendimin tim, ti Grida i the vetem per te dale e lare nga kjo situate (situate te cilen e krijon ti, ne emisionin tend), jo per te me mbrojtur mua.

Do ishte me e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidheruar refuzimi im per ftesen tuaj, ndaj po shikoj keto klipe sot. Klipe, qe sic kane komentuar dhe te tjere, perngjajne me gjyqet e nje sistemi te kaluar.

Me vjen keq vertet, qe nje grua te cilen e kam vleresuar, behet pjese e sulmeve kunder meje, vetem per perfshirjen time te hapur ne proteste.

Nese mendoni se me keto provokime do te nxirrni dicka te shemtuar nga une, jeni gabim. Nuk ekzistojne brenda meje keto nivele te uleta komunikimi qe do i shkonin per shtat zoterise te ftuar te ju.

Ne perfundim, kjo eshte kostoja e lirise dhe une e kam marre parasysh. Me lejo te te them qe mendoj se je ne anen e gabuar te historise. Nese deshiron, mund te na bashkohesh ne 18:00 ne proteste, vazhdojme edhe pas 22:00. Ishim rreth 100'000 mije dje, sot besoj me shume. Eshte nje emocion shume i bukur. Me beso.

Me respekt, Dea Mishel. Versus.al

Poll