
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe, për disa prej tyre, edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj.
Vendimi u dha këtë të enjte, më 11 qershor 2026, pas përfundimit të procesit gjyqësor të zhvilluar me procedurë të zakonshme.
Sipas trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, shtetasit Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan secili me nga 10 vite burgim, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Ndërkohë, Enes Kaca u dënua me 5 vite burgim si i mitur. Gjykata vendosi gjithashtu dënimin me nga 9 vite burg për Bajram Sulajn, Arbër Stafasanin, Etion Zanin dhe Erion Luton.
Për të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë proces, dënimet variojnë nga 4 deri në 8 vite burgim, në varësi të rolit dhe përgjegjësisë së tyre në veprat penale të provuara gjatë gjykimit.Versus.al

