AKTUALITET /

EMRI/ Shpërthimi me tritol në Balldren pranë familjes Nikulaj, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Në vijim të hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Avdiaj, 55 vjeç, banues në Tiranë

Shkruar nga Versus

EMRI/ Shpërthimi me tritol në Balldren pranë familjes Nikulaj,

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse, pranë familjes Nikulaj, të ndodhur një ditë më parë në fshatin Balldren i Vjetër të Lezhës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Në vijim të hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Avdiaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore është arritur gjithashtu identifikimi i bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Ermal Zalla, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili është shpallur në kërkim policor.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa hetimet janë në vazhdim për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.Versus.al

Poll