AKTUALITET /

Ngjarja e Maliqit, Lamallari interpelancë në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se nuk do të japë komente mbi çështjen deri në përfundimin e hetimeve, por garantoi transparencë të plotë sapo të dalin rezultatet zyrtare. “

Shkruar nga Versus

Ngjarja e Maliqit, Lamallari interpelancë në Kuvend: Hetim i

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është përgjigjur në Kuvend gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti Klevis Balliu, lidhur me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij Edison Adri.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari deklaroi se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ashtu edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Ka nisur një hetim i plotë… vetëm një hetim i tillë mund të japë përgjigje për të gjitha pyetjet”, u shpreh ministri, duke theksuar se procesi duhet të jetë i pavarur dhe pa ndikime politike.

Ai shtoi se nuk do të japë komente mbi çështjen deri në përfundimin e hetimeve, por garantoi transparencë të plotë sapo të dalin rezultatet zyrtare. “Hetimi do të jetë i plotë dhe shterues, sepse bëhet fjalë për drejtësi për një efektiv që nuk është më mes nesh”, tha Lamallari.

Ministri bëri me dije gjithashtu se familja e Mekollit dhe efektivi i plagosur kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa është nisur edhe procedura që djali i mitur i Mekollit të përfitojë nga ligji për fëmijët në mbrojtje të Republikës.Versus.al

Poll