
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale duke hedhur poshtë raportimet se kreut të Partisë Demokratike i është hequr statusi “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se Sali Berisha vijon të mbetet i shpallur “non grata”, duke i cilësuar lajmet për ndryshimin e këtij statusi si të pavërteta.
Ajo thekson gjithashtu se Berisha ka marrë vetëm një vizë për arsye shëndetësore, ndërsa shprehet se do të kërkohet më shumë informacion mbi rrethanat e këtij udhëtimi.
"Sali Berisha mos mashtro. Ti mbetesh non grata. Këtë punën e vizës për emergjencë shëndetësore, do të marrim më shumë informacion për të parë cila është diagnoza jote", shkruan Kokalari.
Mesazhi i plotë
Sali Berisha mos mashtro. Ti mbetesh non grata. Këtë punën e vizës për emergjencë shëndetësore, do të marrim më shumë informacion për të parë cila është diagnoza jote
Ndryshe, nëse vjen në SHBA për vizitë mjekësore, duhet të kesh si shoqërues Lirinë, Argitën dhe Shkëlzenin... apo atyre nuk j'u dhanë vizë se non-grata akoma s’ja u kanë hequr?
Mashtrues... mbetesh non grata dhe e përsëris: kryetar i Partisë Demokratike NUK je.
Ama dëshpërimi yt dhe i "idiotëve të dobishëm" që ngazëllehen me idiotësitë e tua është përtej tragjikomedisë.Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur statusi i Berishës në SHBA vijon të jetë temë debati në skenën politike shqiptare.

