
Një skenë simbolike ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave gjatë protestës së zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku organizatorët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhin e tyre përmes një instalacioni të veçantë.
Në mes të protestës janë vendosur disa karrige bosh, secila e shoqëruar me emrat e vendeve që përfaqësojnë destinacionet kryesore të emigracionit të shqiptarëve, si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Belgjika dhe Austria.
Përmes këtij gjesti simbolik, protestuesit kërkuan të evidentojnë fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga vendi, duke argumentuar se emigracioni nuk vjen vetëm si zgjedhje individuale, por edhe si pasojë e mungesës së mundësive për zhvillim profesional dhe ekonomik në Shqipëri.
Organizatorët theksuan se karriget bosh përfaqësojnë vendet e lëna bosh nga brezi i ri, ndërsa bënë thirrje për politika që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe frenojnë largimin e tyre drejt vendeve të huaja.Versus.al

