Çfarë do të gjeni në brendësi
Për të 12-tën ditë, sheshi para Kryeministrisë është mbushur me qytetarët që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Në protestën e së enjtes, nuk mungojnë dhe fëmijët, ndërsa mediat ndërkombëtare vijojnë transmetimin live nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Përfundon pas 3 orësh protesta anti-qeveritare para Kryeministrisë, protestuesit pastrojnë territorin para se të largohen

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 12-të të protestës së tyre kombëtare, duke vijuar tubimet kundër projektit në Zvërnec dhe me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e 12-të, janë bashkuar studentë dhe emigrantë shqiptarë, ndërsa pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë, duke artikuluar thirrje të ndryshme politike dhe sociale për ndryshim.
Në përfundim të tubimit, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi qytetare duke pastruar mbeturinat e lëna pas gjatë protestës.
Nga podiumi u kërkua që të pranishmit të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë aktivitetit, duke e cilësuar këtë si një akt respekti ndaj hapësirës publike dhe komunitetit.
“Ju lutem pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në mbyllje të protestës, ndërsa qytetarët u ftuan të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.
Tubimi ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar dhe transmetuar live zhvillimet nga protesta në Tiranë, ndërsa ka shkruar se mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit.Versus.al
“Po shantazhohen me bukën e gojës për të marrë pjesë në festën e PS”, protestuesit thirrje administratës: Braktiseni nesër tubimin!

Protesta para godinës së Kryeministria e Shqipërisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë tubimit, protestuesit komentuan aktivitetin e paralajmëruar nga Partia Socialiste e Shqipërisë me rastin e përvjetorit të themelimit të saj, duke e cilësuar atë si një “antimiting” të organizuar për të zbehur protestën e qytetarëve.
Një prej protestuesve deklaroi se pjesëmarrja në protestë do të jetë më e madhe se në aktivitetin e mazhorancës dhe u bëri thirrje punonjësve të administratës publike të bojkotojnë organizimin dhe t’i bashkohen protestës para Kryeministrisë.
Në të njëjtën linjë, protestuesja Sidorela Vatnikaj tha se punonjës të administratës po detyrohen të marrin pjesë në aktivitetin e planifikuar nga qeveria. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të shmangin përplasjet dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të kërkesave të protestës.
Tubimi para Kryeministrisë vijon prej ditësh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim.
FOTO-LAJM/ Diaspora në protestë, karriget boshe simbolizojnë rininë e larguar në Angli e Gjermani

Një skenë simbolike ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave gjatë protestës së zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku organizatorët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhin e tyre përmes një instalacioni të veçantë.
Në mes të protestës janë vendosur disa karrige bosh, secila e shoqëruar me emrat e vendeve që përfaqësojnë destinacionet kryesore të emigracionit të shqiptarëve, si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Belgjika dhe Austria.
Përmes këtij gjesti simbolik, protestuesit kërkuan të evidentojnë fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga vendi, duke argumentuar se emigracioni nuk vjen vetëm si zgjedhje individuale, por edhe si pasojë e mungesës së mundësive për zhvillim profesional dhe ekonomik në Shqipëri.
Organizatorët theksuan se karriget bosh përfaqësojnë vendet e lëna bosh nga brezi i ri, ndërsa bënë thirrje për politika që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe frenojnë largimin e tyre drejt vendeve të huaja.Versus.al
"Jam këtu për vëllain tim student ekselent që punon si punëtor në SHBA", e reja flet në protestë: Shqipërinë e re do ta bëjmë ne!

Në ditën e 12-të të protestës masive qytetare, një vajzë e re e cila tha se ajo përfaqëson studentët që kanë emigruar dhe detyrohen të punojnë për të përballuar jetën si emigrant.
Folësja në protestë tha se vëllai i saj student ekselent, punon si punëtor në SHBA, ndërsa këtu mungojnë shërbimet bazë, shëndetësia e arsimi.
Ajo tha se në Shqipëri ka një regjim autokratik, që po përzë shqiptarët nga vendi.
Duke folur për mitingun e lajmëruar nesër më 12 qershor, protestuesja tha se në Shqipëri nuk ka siguri për punëtorët dhe në spitale nuk ofrohet shërbimi i duhur mjekësor.
“Jam këtu për ata shokë e shoqë që i kriminalizuan që 15-vjeç dhe i përzunë rrugëve të Europës. Jam këtu për një Shqipëri të re, ku në momentin e parë që sëmuresh duhet të hapësh GoFound, sepse në spitale nuk të jepet shërbim.
Jam këto mos të na bien më punëtorët nga skelat dhe të vdesin. Jemi këtu për të kërkuar hetim të kryeministrit Rama. Jam këtu për një Shqipëri të re, që nuk vendosin 5 oligarkë.
Shqipëria është e jona, Shqipërinë e re do ta bëjmë të gjithë ne”, tha mes të tjerash një protestuese.

