Live Updates /

Protestat masive të qytetarëve, “temë dite” në Kuvend! Opozita: Rama të dorëhiqet, PS: Fitojmë dhe në 2029-ën

*Kuvendi i Shqipërisë pavarësisht rendit të ditës, u përfshi nga debatet lidhur me protestat masive që po zhvillohen në Shqipëri dhe disaporë prej 11 ditësh radhazi. *Deputetët e partive të reja morën fjalën duke kërkuar që Kuvendi të dëgjojë dhe të zbatojë vullnetin e qindra mijëra qytetarëve që kanë protestuar deri më tani në Shqipëri e diasporë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. *Edhe Partia Demokratike kërkoi që Rama të dorëhiqet duke nënvizuar edhe nevojën për plotësimin e kërkesave të protestuesve. *Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se deklaratat e PD i ngjanin me ato të ministrisë së Jashtme të Iranit. Kolegu i tij, Ulsi Manja u shpreh në foltore se Rama do të vijojë të jetë kryeministër dhe se PS do të fitojë zgjedhjet edhe në 2029-ën.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Shqipërisë pavarësisht rendit të ditës, u përfshi nga debatet lidhur me protestat masive që po zhvillohen në Shqipëri dhe disaporë prej 11 ditësh radhazi. *Deputetët e partive të reja morën fjalën duke kërkuar që Kuvendi të dëgjojë dhe të zbatojë vullnetin e qindra mijëra qytetarëve që kanë protestuar deri më tani në Shqipëri e diasporë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. *Edhe Partia Demokratike kërkoi që Rama të dorëhiqet duke nënvizuar edhe nevojën për plotësimin e kërkesave të protestuesve. *Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se deklaratat e PD i ngjanin me ato të ministrisë së Jashtme të Iranit. Kolegu i tij, Ulsi Manja u shpreh në foltore se Rama do të vijojë të jetë kryeministër dhe se PS do të fitojë zgjedhjet edhe në 2029-ën.

3 Postime
3 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”, deputetët e PD këndojnë! Manja ‘dirigjent’: Do fitojmë mandat tjetër

Protestat masive të qytetarëve, “temë dite” në

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallë, deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të imitojnë qytetarët të cilët prej ditësh protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nga ana tjetër, deputeti Ulsi Manja shprehu bindjen se Rama do të mbetet kryeministër deri në 2029-ën dhe madje se do të fitojnë edhe një mandat tjetër qeverisës.

"Edi Rama do jetë kryeministër deri në 2029-ën. Dhe me votën e shqiptarëve do jemi dhe një mandat tjetër. Këtu do jemi, mbajeni mend"- tha Manja teksa u largua nga foltorja. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Flamingo nga temu”, Balla-PD: Dukeni si zëdhënës të Iranit, projekti në Zvërnec nuk ndalon

Protestat masive të qytetarëve, “temë dite” në

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla pati një debat me deputeten e PD, Ina Zhupa dhe deputetët e tjerë të opozitës lidhur me protestat që janë mbajtur ditët e fundit.

Duke ironizuar Zhupën për qëndrimin e PD, Balla tha se projekti do të vijojë sepse Shqipëria sipas tij nuk e ka luksin të humbasë një investim prej 4 miliardë eurosh. Ai pretendoi se demokratët po mbanin të njëjtin qëndrim si ministria e Jashtme e Iranit. Ndërsa shtoi se edhe projektligjet e propozuara nga PD do të rrëzohen.

"Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.

Pse bëheni kaq qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi tekstin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sistemit”. Kujt sistem? Një protestë që thërret Sali Berisha në burg. E dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Doli zonja dhe tha: “Jemi për paketën e integrimit”, ai u votua. Ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne jemi këtu, do e vazhdojmë detyrën tonë. Orë për të humbur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka. Për katër projektligjet që keni sjellë, thatë që do sillnit kërkesë për procedurë. Të katër projektligjet tuaja do të rrëzohen dhe projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do ecë para në BE”- tha Balla. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite edhe interpelanca me Ramën

Protestat masive të qytetarëve, “temë dite” në

Në Kuvend mbahet sot seanca plenare e përjavshme ku pritet të ketë debate për shkak se në rend dite janë 6 interpelanca, 5 prej të cilave me ministrat dhe një prej tyre me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga kreu i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj.

Interpelanca me Ramën është shtyrë për disa herë, ndërsa nuk dihet nëse sot kreu i qeverisë do të jetë apo jo i pranishëm në sallën e Kuvendit. Shehaj dhe krerët e partive të reja politike, prej ditësh vijojnë të dalin në sheshin "Dëshmorët e Kombit" ku dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë për largimin e Ramës dhe klasës së vjetër politike. 

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Versus.al

Poll