AKTUALITET /

"Jam këtu për vëllain tim student ekselent që punon si punëtor në SHBA", e reja flet në protestë: Shqipërinë e re do ta bëjmë ne!

Folësja në protestë tha se vëllai i saj student ekselent punon si punëtor në SHBA, ndërsa këtu mungojnë shërbimet bazë, shëndetësia e arsim

Shkruar nga Versus

"Jam këtu për vëllain tim student ekselent që punon si

Në ditën e 12-të të protestës masive qytetare, një vajzë e re e cila tha se ajo përfaqëson studentët që kanë emigruar dhe detyrohen të punojnë për të përballuar jetën si emigrant.

Folësja në protestë tha se vëllai i saj student ekselent, punon si punëtor në SHBA, ndërsa këtu mungojnë shërbimet bazë, shëndetësia e arsimi.

Ajo tha se në Shqipëri ka një regjim autokratik, që po përzë shqiptarët nga vendi.

Duke folur për mitingun e lajmëruar nesër më 12 qershor, protestuesja tha se në Shqipëri nuk ka siguri për punëtorët dhe në spitale nuk ofrohet shërbimi i duhur mjekësor.

“Jam këtu për ata shokë e shoqë që i kriminalizuan që 15-vjeç dhe i përzunë rrugëve të Europës. Jam këtu për një Shqipëri të re, ku në momentin e parë që sëmuresh duhet të hapësh GoFound, sepse në spitale nuk të jepet shërbim.

Jam këto mos të na bien më punëtorët nga skelat dhe të vdesin. Jemi këtu për të kërkuar hetim të kryeministrit Rama. Jam këtu për një Shqipëri të re, që nuk vendosin 5 oligarkë.

Shqipëria është e jona, Shqipërinë e re do ta bëjmë të gjithë ne”, tha mes të tjerash një protestuese.

Poll