POLITIKË /

“Flamingo nga temu”, Balla-PD: Dukeni si zëdhënës të Iranit, projekti në Zvërnec nuk ndalon

Balla vijoi me pretendimet se thirrjet për ndalimin e projektit në Zvërnec dhe protestat, po frymëzohen dhe po nxiten edhe nga regjimi iranian.

Shkruar nga Versus

“Flamingo nga temu”, Balla-PD: Dukeni si zëdhënës

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla pati një debat me deputeten e PD, Ina Zhupa dhe deputetët e tjerë të opozitës lidhur me protestat që janë mbajtur ditët e fundit.

Duke ironizuar Zhupën për qëndrimin e PD, Balla tha se projekti do të vijojë sepse Shqipëria sipas tij nuk e ka luksin të humbasë një investim prej 4 miliardë eurosh. Ai pretendoi se demokratët po mbanin të njëjtin qëndrim si ministria e Jashtme e Iranit. Ndërsa shtoi se edhe projektligjet e propozuara nga PD do të rrëzohen.

"Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.

Pse bëheni kaq qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi tekstin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sistemit”. Kujt sistem? Një protestë që thërret Sali Berisha në burg. E dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Doli zonja dhe tha: “Jemi për paketën e integrimit”, ai u votua. Ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne jemi këtu, do e vazhdojmë detyrën tonë. Orë për të humbur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka. Për katër projektligjet që keni sjellë, thatë që do sillnit kërkesë për procedurë. Të katër projektligjet tuaja do të rrëzohen dhe projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do ecë para në BE”- tha Balla. Versus.al

 

Poll