POLITIKË /

Tensionet në protestë me flamurin e LGBTQI, reagon Rama: Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë

Rama shkruan se “kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane.

Shkruar nga Versus

Tensionet në protestë me flamurin e LGBTQI, reagon Rama: Kjo nuk

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video të publikuar nga Versus.al, ku shihen pamje nga protesta e sotme e 11-të në sheshin para Kryeministrisë, të një tensioni mes disa të rinjve që mbanin flamurin e LGBTQI dhe protestuesve të tjerë.

Rama shkruan se “kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane.

“Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe

Turp për ngacmuesit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Poll