POLITIKË /

“Rama jepe dorëheqjen”, deputetët e PD këndojnë! Manja ‘dirigjent’: Do fitojmë mandat tjetër

Manja shprehu bindjen se PS do fitojë sërish në zgjedhjet e 2029-ës.

Shkruar nga Versus

“Rama jepe dorëheqjen”, deputetët e PD këndojnë!

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallë, deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të imitojnë qytetarët të cilët prej ditësh protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nga ana tjetër, deputeti Ulsi Manja shprehu bindjen se Rama do të mbetet kryeministër deri në 2029-ën dhe madje se do të fitojnë edhe një mandat tjetër qeverisës.

"Edi Rama do jetë kryeministër deri në 2029-ën. Dhe me votën e shqiptarëve do jemi dhe një mandat tjetër. Këtu do jemi, mbajeni mend"- tha Manja teksa u largua nga foltorja. Versus.al

Poll