Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Tiranë ajo që mund të konsiderohet si protesta me pjesëmarrjen më të lartë ndër dekada.
Dhjetëra mijëra qytetarë mbushën sheshin “Dëshmorët e Kombit” ku protestuan përballë godinës së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike.
Protesta e mbrëmshme u quajt “Besëlidhja e Tiranës” duke përkuar kështu me 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve, protesta u pasqyrua në mediat ndërkombëtare më të mëdha ku edhe të huaj shprehën vlerësim për angazhimin e shqiptarëve në mbrojtje të vendit.
Pasi protestuan për mbi 3 orë para kryeministrisë, qytetarët marshuan në Tiranë deri pak pas mesnate duke brohoritur nëpër rrugë kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama, kryedemokratit Sali Berisha dhe të gjithë politikanëve të klasës së vjetër politike. Versus.al


