
Në Kuvend mbahet sot seanca plenare e përjavshme ku pritet të ketë debate për shkak se në rend dite janë 6 interpelanca, 5 prej të cilave me ministrat dhe një prej tyre me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga kreu i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj.
Interpelanca me Ramën është shtyrë për disa herë, ndërsa nuk dihet nëse sot kreu i qeverisë do të jetë apo jo i pranishëm në sallën e Kuvendit. Shehaj dhe krerët e partive të reja politike, prej ditësh vijojnë të dalin në sheshin "Dëshmorët e Kombit" ku dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë për largimin e Ramës dhe klasës së vjetër politike.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.
7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Versus.al


