AKTUALITET /

Aksioni i SPAK kundër parave të pista në ndërtim/ Kompanitë e Ilir Shtufit morën 11 leje ndërtimi. Në 3 vjet përfitoi 137 mln euro para publike. Biznesmeni lidhje me Shkëlzen Berishën

Ilir Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”

Shkruar nga Versus

Aksioni i SPAK kundër parave të pista në ndërtim/

Megaoperacioni i SPAK gjatë ditës së sotme kundër grupit kriminal të Dubait që trafikonte drogë dhe pastronte paratë në ndërtim, ka vënë para ligjit disa biznesmenë në fushën e ndërtimit.

Një prej tyre është Ilir Shtufi, biznesmeni i suksesshëm që zotëron troje të shumta në Tiranë duke ndërtuar përmes një grupi kompanish që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Mësohet se ky grup që lidhet me biznesmenët Ilir Shtufi, Kujtim Shtufi dhe Mark Luli ka marrë numrin më të madh të lejeve ndërtimit.

Kompanitë Nova Construction Group, (ish-Nova Construction 2012), Ferro Beton & Construction CO, Devealb Construction dhe M.C Inerte janë pajisur me 11 leje për të ndërtuar 727 mijë metra katrorë rezidenca banimi dhe hotele, sipërfaqe që përbën 15% të totalit të volumit të lejeve të dhëna për godina të larta që ka miratuar KKT.

Kompania e parë e ngritur nga Ilir Shtufi, Nova Construction u krijua në vitin 2012, me zotërues kryesor Ilir Shtufin.

Kompania është krijuar në 2012 dhe në vitin e parë ka shënuar një fitim prej më pak se 90 mijë Euro.

Pas përfitimit të fondeve që qeveria shqiptare mori nga donatorët në kuadër të programit të Rindërtimit, kompania e Ilir Shtufit u bë pjesëmarrjese në programin e Rindërtimit, me ndërtimet në lagjen “5 maji”.

Kompania e Shtufit ka ndërtuar gjithashtu Terminalin e Autobusave të Veriut dhe disa godina në zona të seashore qëndrore.

Nga viti 2020 deri ne 2023, Nova Construction ka përfituar nga Thesari transaksione me vlerë 137 miliard lekë të vjetra.

(Reference Open Treasury:https://spending.data.al/en/treasury/list/faqe/2/year/2019/perf_id/NOVAConstruction2012)

Pronari Ilir Shtufi zotëron me 50% edhe kompaninë Ferro Beton & Construction Co.

(detajet në link https://opencorporates.al/sq/nipt/k21505001q)

, e cila ka perfituar mbi 2.5 milion Euro vetëm në një vit nga programi i Rindërtimit, me ndërtime kryesisht në Tiranë.

Referenca: https://spending.data.al/en/treasury/list/year/2019/perf_id/FERROBETON%2526CONSTRUCTIONCO

Po kjo kompani, përmes një tjetër kompanie që zotëron “Dusku SA” ka marr në shkëmbim nga shteti edhe 1470 m² tokë në një nga hapsirat më të lakmuara, te Garda e Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial, duke i hapur rrugë ndërtimit të kullave aty.

Nuk dihet vlera e truallit që ka dhënë në shkëmbim apo dobia publike e shkëmbimit.

Për detaje ndiqni vendimin në link: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/173/afd30489-183c-4b55-9752-f980e82c914d

Nëse shikon gjithë aktivitetet e Ilir Shtufit, ajo që bie direkt në sy është se, pas 2019, aktivitetet e tij kanë shpërthyer.

Rreth të njëjtës perjudhë ai ka hapur edhe kompaninë Korça Photovoltaic Park, rreth të njëjtës perjudhë që qeveria shqiptare njoftoi interesin për projekte të kësaj natyre.

Kush është Ilir Shtufi?

Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Në media më herët kanë qarkulluar lajme se Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills, ndërsa më vonë ishte vetë djali ish-kryeministrit që e pranoi që jeton me qira në vilën e tij.

Pasuritë e sekuestruara të Ilir Shtufit

-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)

-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)

43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit

-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit

-Biznes në “COLONADE”

-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit

 

 

 

 

 

 

 

Poll