AKTUALITET /

FOTO/ Autorë të sherrit në Palasë gjatë koncertit të këngëtarit grek Konstandinos Argiros, ja kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

Sipas të dhënave të siguruara, Luçiano Koçeku rezulton pronar i kompanisë “G.A.V Invest”, e cila operon në fushën e ndërtimit, projektimit dhe investimeve në komplekse rezidenciale dhe turistike

Shkruar nga Versus

FOTO/ Autorë të sherrit në Palasë gjatë koncertit

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se operon në zonën e Kamzës, i përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet se drejtohet nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku, të cilët janë në fokus të hetimeve për aktivitet të dyshuar krimin  al.

Emri i Luçiano Koçekut është përmendur edhe më herët në lidhje me një ngjarje të ndodhur në gusht 2024 në Palasë, gjatë një koncerti, ku ai është dhunuar në një resort luksoz për motive ende të paqarta.

Sipas të dhënave të siguruara, Luçiano Koçeku rezulton pronar i kompanisë “G.A.V Invest”, e cila operon në fushën e ndërtimit, projektimit dhe investimeve në komplekse rezidenciale dhe turistike.

Po ashtu, ai figuron si aksioner në kompani që operojnë në sektorin e energjisë dhe hidrocentraleve, përfshirë projekte me koncesione afatgjata në Bulqizë.

Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.Versus.al

Poll