AKTUALITET /

Përgjimet për grupin e vëllezërve Koçeku çuan në nisjen e hetimit për “Zvërnecin”, kush janë emrat e të dyshuarve, pjesë e grupit kriminal që u godit nga SPAK

Në kuadër të këtij aksioni, janë shpallur në kërkim Artur Koçeku dhe vëllai i tij Abedin Koçeku, të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti kriminal

Shkruar nga Versus

Përgjimet për grupin e vëllezërve Koçeku çuan

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi të dyshuar të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Në kuadër të këtij aksioni, janë shpallur në kërkim Artur Koçeku dhe vëllai i tij Abedin Koçeku, të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti kriminal. Sipas burimeve hetimore, ata dyshohet se kanë qenë të vendosur prej vitesh jashtë vendit, në Dubai.

Në të njëjtin operacion është arrestuar Orgest Bircaj, pronar i kompanisë “Top Seven”, e cila zotëron një numër të madh automjetesh luksoze.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim Erion Rama dhe vëllai i tij, të cilët dyshohet se kanë lidhje familjare me një personazh të njohur të botës së krimit, i ekzekutuar në vitin 2003 në Tiranë.

Ndërkohë, ndaj Edmond Jaupit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si pjesë e të njëjtit hetim.

SPAK ka bërë me dije se hetimet vijojnë dhe se po punohet për dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë dosje të strukturuar kriminale.

Sipas të dhënave paraprake, në listën e të dyshuarve janë:

Artur Shehu

 Ilir Shtufi

Orest Sota

 Orgert Bircaj

Edmond Jaupi

Artur Koceku

Abedin Koceku

 Erion Rama

Adi Rama

 Dritan Aga

 Baftri Troci

Gëzim Islami

Poll