Humb jetën një polumbar ende i paidentifikuar në qytetin e Sarandës, ku më heret u raportua për një shpërthim të fuqishëm.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja jo larg një anije të huaj që ishte e ankoruar në radë. Dyshohet se polumbarit i ka plasur bombola e oksigjenit gjatë zhytjes në det. Polumbari fillimisht ka mbetur i plagosur, por më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia shkoi në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.







