
Korçë- Policia ka arrestuar Valter Xhelillarin, 38 vjeçarin i cili dy ditë më parë hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë në qytet.
Mbrëmjen e 21 dhjetorit, në lagjen nr.3 u raportua se një telefon me telefon në dorë dhe live në rrjetin social “TikTok” kishte hyrë në ambientet e bankës. Me të parë mbërritjen e forcave të policisë, Xhelillari u largua dhe u kap më pas brenda 24 orëve.
Ai nuk ka marrë asgjë nga banka ku hyri dhe ka deklaruar në polici se në momentin që ka kryer veprimet, ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mban mend asgjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







