AKTUALITET /

Hyri nga ballkoni i hotelit dhe vodhi çantën me 6 mijë euro, kapet “hajduti serial”! Kërkohej dhe për 4 vjedhje të tjera (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Hyri nga ballkoni i hotelit dhe vodhi çantën me 6 mijë euro,

Vlorë- Një 37 vjeçar i identifikuar si Arif Mançe është arrestuar nga policia në Ksamil ku kamerat e sigurisë e kishin filmuar teksa hynte nga ballkoni i një hoteli për të vjedhur një çantë me 6 mijë euro brenda saj.

Ngjarja ka ndodhur më 4 janar, ndërsa në të njëjtën ditë ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet tip “Audi Q5” duke thyer xhamin e derës.

Pas verifikimeve të kryera, u zbulua se “hajduti serial” kërkohej nga policia edhe për 4 raste të tjera vjedhjesh në Tiranë dhe në Durrës të cilat i kishte kryer gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”. Versus.al

Poll