
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin i që akuzëhet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie. Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës. Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Gjatë argumentave të tij, pretendoi se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij.
Marashi shton se është njohur me vendimin e gjykatës vetëm kur është arrestuar dhe ekstraduar nga Italia në Shqipëri në vitin 2006. Pas rigjykimit të dosjes prokurori Alfred Shehu ka lexuar konkluzionet përfundimtare due këtë të mart në GJKKO, duke kërkuar mbylljen në burg për jetë për Fran Marashin.
Në senacën e radhës do të jetë fjala e mbrojtes dhe më pas vendimi i gjykatës mbi kërkesën e SPAK. Për këtë ngjarja më herët nga gjykatat janë dhënë dhe 3 burgime të përjtshme. Prej 13 dhjetorit Fran Marashi mbahet i izoluar në regjimin 41biss./Versus.al







