AKTUALITET /

I biri vrau policin gjatë aksionit, shoqërohet në policinë e Korçës nëna e kriminelit Violand Braçellari

Policia arrestoi 43 vjeçarin Violand Bracellari si autorin e vrasjes së efektivit Eena Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër, Edison Adri

Shkruar nga Versus

I biri vrau policin gjatë aksionit, shoqërohet në policinë e

Shoqërohet në polici nëna e kriminelit Violand Braçellari që qëlloi për vdekje policin Enea Mekolli, mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni policor në Lozhan të Korçës.

Braçellari, i shpallur në kërkim nga policia u vu në pranga, ndërsa nëna e tij po meret në pyetje nga grupi i hetimit.

I shumëkërkuari ishte brenda në stan në Lozhan të Maliqit kur policia e rrethoi dhe i bëri thirrje për tu dorëzuar.

Ai refuzoi dhe hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të efektivëve ku la të vdekur në vend me plumb në kokë Enena Mekollin 34 vjeç ndërsa plagosi kolegun e tij në pjesën e nofullës, Edison Adri 36 vjeç.

Autori u neutralizua me 3 plumba, 1 në bark e 2 në duar ndërsa u arrestua dhe u dërgua në spitalin e Korçës nga ku u nis më pas me ambulancë drejt Traumës.

Efektivi Edison Adri u nis gjithashtu drejt Traumës me helikopter ushtarak i intubuar.

Që prej vitit 2017, Bracellari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi gjykata e kishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ai konsiderohej personazh me rrezikshmëri të lartë në Maliq për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale dhe për shkak të formimit të tij si ish-ushtarak.Versus.al

Poll