
Bordi i Transparencës gjatë mbledhjes së sotme ka rritur sërish çmimin e naftës. Duke nisur nga sot një litër naftë do të shitet jo më shumë se 195 lekë, pra 4 lekë më shumë sesa çmimi i kaluar.
Kjo është hera e dytë radhazi që nafta rritet. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 175 lekë për litër.
Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit. Versus.al

