AKTUALITET /

Efektivi i plagosur nga operacioni në Maliq iu nënshtrua një operacioni tek Trauma, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Fatmirësisht, pas operacionit, gjendja e policit paraqitet stabël dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve

Shkruar nga Versus

Efektivi i plagosur nga operacioni në Maliq iu nënshtrua një

Efektivi i policisë, Edison Adri i cili mbeti i plagosur në krye të detyrës, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në pjesën e nofullës.

Fatmirësisht, pas operacionit, gjendja e policit paraqitet stabël dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Nga ana tjetër, po te Trauma po merr trajtim mjekësor edhe autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Violand Braçellari.

Sipas të njëjtave burime, Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të qëndrojë i shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm për plagët e marra gjatë përplasjes.

Mësohet se autori i vrasjes së policit Enea Mekolli, Violand Braçellari, është parë dje në Lozhan duke bërë xhiro.

 Blutë janë informuar se nga fshati Lozhan, 43-vjeçari ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Aksioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit, mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Efektivët mbërritën në stanin ku dyshohej se fshihej Braçellari dhe nisën procedurat për arrestimin e tij. Mirëpo, operacioni mori një kthesë fatale në vetëm pak minuta dhe përfundoi me vdekjen e Enea Mekollit dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, në aksion kanë marrë pjesë një numër i pakët efektivësh, vetëm 6 policë të shqiponjave.

Ndaj autorit është vendosur masë e rreptë sigurie nga efektivët e policisë në ambientet e spitalit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik.Versus.al

Poll