
Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendosi të konfiskoi pasuritë e Alket Hatiajt i njohur si 'Zot i drogës'.
Bëhet fjalë për apartamente, garazhe, makina dhe aksione kompanie, që kapin shifra të mëdha monetare.
Po kush është Alket Hatiaj , i cilësuar nga mediat italiane si Zoti i drogës ?
Alket Hatija ka një përballje të gjatë me drejtësinë shqiptare.
50-vjeçari u arrestua për herë të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin atë si pjesë të një organizate kriminale që kishte trafikuar qindra kilogramë heroinë në Itali me një vlerë të dyshuar 40 milionë Euro.
Çështja u transferua në Shqipëri dhe pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.
Ai doli nga burgu në vitin 2014 duke përfituar ulje dënimi.
Tre vite më vonë u arrestua sërish për llogari të Italisë.
Në 2018 Gjykata e Durrësit vendosi të refuzonte kërkesën për ekstradimin e Alket Hastisë, ndërsa i hoqi masën e sigurisë arrest me burg.
Ishte Gjykata e Lartë në 2019 që prishi vendimin e shkallës së parë dhe të Apelit në Durrës, e cila ktheu çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese.
1 vit më vonë Apeli në Durrës vendosi të pranojë kërkesën për ekstradimin e Hatisë në Itali.
Por prej shtatorit 2021, Alket Hatija humbi gjurmët, u shpall në kërkim e derisa u arrestua nga Policia shqiptare dy vite më pas.
E që prej asaj dite Hatija i është nënshtruar dënimit me 20 vite burg të dhënë nga drejtësia italiane më 2017-ën.
Përveç trafikut të drogës, Alket Hatija ka qenë i lidhur edhe me aktivitete të tjera kriminale.
Pastrim parash: Hatija ishte përfshirë në pastrimin e të ardhurave nga operacionet e tij të trafikut të drogës, duke përdorur biznese dhe skema të ndryshme financiare për të fshehur origjinën e parave.
Krimi i organizuar: Ai ishte një figurë kyçe në rrjetet e krimit të organizuar, duke koordinuar me kriminelët dhe bandat e tjera për të lehtësuar transportin dhe shpërndarjen e drogës.
Aktivitetet e tij të gjera kriminale e kanë bërë atë një objektiv të rëndësishëm për agjencitë e zbatimit të ligjit në shumë vende.
Arrestimi i tij ndërpreu operacionet e rrjeteve të krimit të organizuar ku ai ishte i përfshirë, duke çuar në një ulje të përkohshme të aktiviteteve të trafikut të drogës.
Natyra e profilit të lartë të arrestimit të tij ka çuar në rritjen e vigjilencës dhe përpjekjeve nga agjencitë e zbatimit të ligjit për të goditur trafikun e drogës dhe krimet e lidhura me to./Versus.al








