Një 35-vjeçar shqiptar u esktradua nga Britania e Madhe në drejtim të Italisë. Ai ishte i dënuar nga drejtësia me 25 vite burg për veprat penale të përndjekjes, rrëmbim, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhunë seksuale në grup ndaj një vajze, e cila në kohën e ngjarjes ishte e mitur.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Sajmir Orucin, i cili prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhej në burg, pasi akuzohej për trafik droge.
35-vjeçari zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos, pasi autoritetet britanike zbatuan urdhrin për ekzekutimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Penal të Prokurorisë Publike të Monzës.
Shqiptari akuzohet se përgjatë viteve 2015-2016, kohë kur ai jetonte dhe banonte në Besana Brizana ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Për krimet e sipërpërmendura ai u dënua fillimisht me 12 vite e 6 muaj burg, por pas akuzave të reja për vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik, ndaj tij u mblodhën të dyja dënimet dhe ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg. Kapja e tij u bë falë krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve, identiteti i tij u konfirmua.







