AKTUALITET /

I drejton armën punonjëses dhe më pas merr paratë, publikohen pamje të reja nga grabitja e 'Exhcange' në Tiranë

Sipas policisë, Maçi hyri në dyqan me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe të veshur me tuta të errëta.

Shkruar nga Versus

I drejton armën punonjëses dhe më pas merr paratë,

Një grabitje e shpejtë dhe me armë ndodhi të enjten në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, ku një 42-vjeçar, Luan Maçi, vodhi rreth 3 milionë lekë.

Sipas policisë, Maçi hyri në dyqan me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe të veshur me tuta të errëta. Ai goditi me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxori pistoletën, duke i kërkuar paratë. Punonjësja, e frikësuar, ia dorëzoi kartëmonedhat përmes hapësirës së vogël në banak, ndërsa disa prej tyre ranë në dysheme. Grabitësi u largua duke lënë disa kartëmonedha të shpërndara.

Menjëherë pas sinjalizimit, policia e Komisariatit Nr.4 lokalizoi dhe arrestoi autorin në Tiranë. Ai dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më parë.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit (pistolete), një pjesë të parave të vjedhura dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari.  42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.  Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:  -L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.   Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" /Versus.al

Tags:

luan maci

Poll