MAGAZINË /

Nuk u ndje mirë gjatë bisedës, Rudina Xhunga largohet nga emisioni! Ndihmën e parë e merr nga mjekja e ftuar në panel

Gazetarja Rudina Xhunga përjetoi një shqetësim shëndetësor gjatë emisionit live “Rudina”, por gjendja e saj tashmë është stabilizuar dhe ajo është nën kujdesin e mjekëve.

Shkruar nga Versus
Nuk u ndje mirë gjatë bisedës, Rudina Xhunga largohet nga
Rudina Xhunga

Një situatë e pazakontë ndodhi pasditen e së enjtes gjatë emisionit “Rudina” në TV Klan, ku e ftuar ishte gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Ajo filloi të fliste për eksperiencat e saj profesionale, por papritur hasi në probleme shëndetësore.

“Më keni kapur në një ditë të keqe, sepse kam një problem shëndeti që nuk e kuptoj...”, u shpreh Xhunga.

Menjëherë, moderatore Rudina Magjistari i kërkoi të largohej nga studioja për të monitoruar shëndetin, pavarësisht transmetimit live.

Në panel, e ftuar me Rudina Xhungën për të folur për rolin e grave në 7-8 Mars ishte e pranishme edhe mjekja Edlira Rehovica, e cila e shoqëroi gazetaren jashtë studios dhe menjëherë e asistoi për të monitoruar shëndetin dhe shkakun e gjendjes së paqëndrueshme.

Sipas mediave që drejton Rudina Xhunga, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe aktualisht ajo është nën kujdesin e mjekëve. Në një reagim zyrtar thuhet:

“Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve.”

 

Poll