Pak orë para ceremonisë që do të mbahet sonte në shtëpinë e Big Brother, DJ Gimbo ka ndarë emocionet e tij me banorët dhe publikun. Ai dhe Selin Bollati janë të përzgjedhurit e këtij edicioni për të organizuar ceremoninë e martesës.
Dyshja ka festuar të mërkurën në natën e beqarisë, me muzikë dhe vallëzim deri vonë në orë. Në dhomën e rrëfimit, DJ Gimbo u shpreh me humor se po qan, sepse pas martesës nuk do të ketë më klube nate.
“Jam shumë i lumtur që po martohem sonte, një emocion, ndjenjë ndryshe. DJ Gimbo po bëhet burrë,” tha ai.
Tani mbetet për t’u parë se kush do të sjellë atmosferën në ceremoninë e mbrëmjes dhe si do të jetë ambienti gjatë dasmës.

