
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur sot në Kavajë, ku biznesmeni Artur Ligeja, 52 vjeç, u sulmua me thikë brenda një prej bizneseve të tij.
Autori i dyshuar, shtetasi Eri Velecia, i cili i kishte kërkuar para Ligejas dhe u refuzua, e ka goditur atë me mjet prerës, duke e plagosur.
Sipas burimeve për mediat, autori nuk ka pranuar të largohet nga ambienti deri në ndërhyrjen e policisë, e cila e ka arrestuar atë në vendngjarje.
Po ashtu, raportohet se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Versus.al


