Tiranë- Një 19 vjeçar, shtetas i Finlandës është arrestuar nga polica nën akuzën e përndjekjes së një vajze të mitur që kishte njohur në rrjetet sociale.
Adoleshenti F.M me origjinë pakistaneze u mor nën akuzë për përndjekjen e një 15 vjeçareje. Duke mos dhënë shumë informacione policia bën me dije se e mitura kishte kërkuar ndihmën e uniformave blu pasi i riu pakistanez nuk pranonte refuzimin e saj për të pasur lidhje.
Hetimet janë ende aktive dhe priten detaje pasi palët të japin dëshmi dhe ballafaqohen. Versus.al







