AKTUALITET /

I kërkuari për krime harbohej i lirë në Palasë. Kush është Fatmir Bejo, 'protagonisti' i përleshjes me 2 të plagosur

Dy të plagosur e katër në kërkim për sherrin masiv në Palasë. Për sherrin e ndodhur në orët e para të datës 25 gusht, rreth orës 02.20 të mëngjesit, policisë dhe prokurorisë lokale të Vlorës, ju deshën gati dy ditë të mësonin se ka patur dhe një tjetër të plagosur në këtë ngjarje. I plagosuri quhet Fatbardh Aliaj, 42 vjeç banes në Tiranë.

Shkruar nga Versus

I kërkuari për krime harbohej i lirë në Palasë. Kush

I kërkuari nga drejtësia për pengmarrje e plagosje feston “në paqe” në Palasë nën “hundën” e Policisë së Shtetit, e cila ka dhe një postë në Dhërmi. Guximi i krisur i përket Fatmir Bejës, 30 vjeçar, i cili rezulton të jetë mes personave në hetim për sherrin e ndodhur dy ditë më parë në Palasë. Përveç Bejës në kërkim është shpallur dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë për sherrin e ndodhur në orët e para të datës 25 gusht, rreth orës 02.20 të mëngjesit, policisë dhe prokurorisë lokale të Vlorës, ju deshën gati dy ditë të mësonin se ka patur dhe një tjetër të plagosur në këtë ngjarje. I plagosuri quhet Fatbardh Aliaj, 42 vjeç banes në Tiranë. Ky i fundit si dhe biznesmeni me origjinë nga Bulqiza, Luçiano Koçeku, mësohet zyrtarisht se janë viktima të dhunës kolektive që shpërtheu në lokalin “Sin”, pasi palët u lagën me shampanjë.

Ndërkohë më herët në kërkim për po të njëjtën ngjarje janë shpallur dhe Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Por kush është Fatmir Bejo

I kërkuari për krime harbohej i lirë në Palasë. Kush
Alban dhe Fatmir Bejo

Një vit më parë, Alban dhe Fatmir Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47-vjeçarin Gjergji Fela, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.

"Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kemi thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng", u shpreh gjatë masës së sigurisë, në prill të vitit të kaluar Bejo.

Më heret, në shkurt të vitit të kaluar Fatmir Bajo u shpall në kërkim për plagosjen e Mirel Ishka, 32 vjeç. Ai u plagos me thikë mesditën e 12 shkurtit të kaluar në Tiranë në loka ‘DeCapo’ në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe për ketë ngjarje mësohet se ishte shpallur në kërkim Fatmir Bejo./ Versus.al

 

Poll