AKTUALITET /

Sulmi me armë ndaj "CFO Pharmës", Nadir Çausholli: Kohë më parë një deputet më lajmëroi ki kujdes!

Çausholli nuk ka zbuluar emrin e deputetit, por theksoi se autorët e sulmit mund të kenë qenë të motivuar nga interesa ekonomike.

Shkruar nga Versus

Sulmi me armë ndaj "CFO Pharmës", Nadir Çausholli:

Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij para hetuesve se disa javë para sulmit me armë ndaj objektit të tij, ai ishte paralajmëruar nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë që të kishte kujdes.

Çausholli nuk ka zbuluar emrin e deputetit, por theksoi se autorët e sulmit mund të kenë qenë të motivuar nga interesa ekonomike.

Sulmi me armë ndaj kompanisë “CFO Pharma” ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, 17 mars.

Godina e CFO Pharmës u godit me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, duke lënë pas dëme materiale.

Hetuesit po hetojnë të gjitha pistat e mundshme, duke përfshirë jo vetëm atë të konkurrencës në treg, por edhe për dhënien e parave me fajde nga Çausholli si dhe konflikte të tjera ku ai është perfshirë.

 

Poll