AKTUALITET /

I morën jetën 8 vjeçarit të pafajshëm që ishte në trotuar, arrestohen dy shoferët e aksidentit në Peqin

Shkruar nga Versus

I morën jetën 8 vjeçarit të pafajshëm që ishte

Arrestohen dy persona të përfshirë në aksidentin ku humbi jetën fëmija 8-vjeçar në Peqin, i identifikuar si Enio Tabaku.

Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, konkretisht shtetasit me iniciale M.P., dhe M.S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: