AKTUALITET /

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme jep vendimet për Rrajën dhe grupin e tij

Shkruar nga Versus

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme jep vendimet

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e arrestuar në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Në makinë me ish-prokurorin ishte edhe Aleksandër Jaho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i forti i kësaj zone.

Pasi kanë dëgjuar dhe argumentet e mbrojtjes, gjykata sot ka vendosur edhe dhënien e dënimeve.

Në bashkim të dënimeve, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite.

Bashkim Haxhia me 4.8 vite.

Endrit Sinani me 4.8 vite.

Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Poll