AKTUALITET /

Vangjush Dako përfundon në spital, në drekë gjykata e ktheu në qeli

Dako u shoqërua nga policia dhe tashmë do të dërgohet në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, rreth 12 ditë, që përllogariten se i kanë mbetur nga denimi prej 2 vjet e 8 muaj, për akuzën e korrupsionit.

Shkruar nga Versus

Vangjush Dako përfundon në spital, në drekë gjykata e ktheu

Policia e Durrësit ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke ekzekutuar urdhrin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ai është gjetur në spital, ku ndodhej pas një episodi me aritmi, që ka pasuar shpalljen e vendimit.

Dako u shoqërua nga policia dhe tashmë do të dërgohet në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, rreth 12 ditë, që përllogariten se i kanë mbetur nga denimi prej 2 vjet e 8 muaj, për akuzën e korrupsionit.

Më herët, Dako ndodhej në arrest shtëpie, një masë që ishte caktuar për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, ndërsa hetimet ndaj tij ishin ende në vijim. Ankesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në të njëjtën seancë, gjykata vendosi të lërë në fuqi edhe dënimin me 2 vite burg për bashkëpandehurit Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku.

Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi. Gjykata vendosi:Rrëzimin e ankimit të paraqitur nga Fiqiri Farruku. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Poll