AKTUALITET /

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, GJKKO zgjat afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë

Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit për personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

Shkruar nga B.SH
Atentati ndaj prokurorit Ndoji, GJKKO zgjat afatet e paraburgimit për
Ramazan Rraja

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit për personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

Ndaj këtyre personave është caktuar masa e sigurimit  “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale për një periudhë 3(tre) mujore.

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të
paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias
Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim
Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e
sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale,
për një periudhë 3(tre) mujore”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin
264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.

2. Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën
hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil
Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky
afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 16.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Versus

 

Poll