AKTUALITET /

Sulmi në Malësi të Madhe! Njëri prej autorëve të shpallur në kërkim, nipi i 'Kumbarit' i ekzekutar 4 vite më parë në Shkodër

Bardhok Planaj, ishte emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare.

Shkruar nga Versus
Sulmi në Malësi të Madhe! Njëri prej autorëve të
Pamje nga vendngjarja

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që terrorizuan mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe.

Njëri prej autorëve të shapllur në kërkim Rivaldo Zmijanej Planaj është nip i Bardhok Planajt, i ekzekutuar në Shkodër,  mbrëmjen e Pashkës, katër vite më parë.

Bardhok Planaj, ishte emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare.

Planaj u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij duke lëvizur në afërsi të fshatit Dobraç.

Pak metra më tej autorët dogjën makinën e përdorur në krim duke lënë brenda saj edhe 2 armë.

Bardhok Pllanaj ishte i përfshirë disa herë në dosjet e policisë ku figuronte si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës.

Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Ngjarja më e bujshme ku përfshihej emri i tij është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.

Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.

Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj./Versus.al

Poll