AKTUALITET /

EMRAT/ Shkuan për të vjedhur, por u pikasën nga 3 vëllezërit, policia për të shtënat me shotgun në Malësi të Madhe: 2 persona në kërkim

Dyshohet se dy autorët që shkuan për të vjedhur hapën zjarr në ajër pasi u pikasën nga 3 vëllezërit e familjes Kurtaj.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Shkuan për të vjedhur, por u pikasën nga 3
Foto pranë vendngjarjes

Shkodër- Policia ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ku ndaj banesës së familjes Kurtaj u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se ka qenë një tentativë vjedhje ajo që ka shkaktuar përplasjet pasi tre prej djemte të familjes i kanë pikasur në rrugë. Në momentin që kanë debatuar me ta, dy autorët e maskuar kanë hapur zjarr në ajër dhe janë larguar me motor.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dy të rinjtë, Erion Vocrri 22 vjeç dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj), 27 vjeç të cilët debatuan me tre vëllezërit Edison, Besart dhe Mirsad Kurtaj. 

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët,  gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.

Identifikohen dhe shpallen  në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të  ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur  zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç,  banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Versus.al

Poll