AKTUALITET /

Ndodh në Malësinë e Madhe, dy persona me shotgun terrorizojnë familjen Kurtaj

Shkruar nga Versus

Ndodh në Malësinë e Madhe, dy persona me shotgun

Shkodër- Një ngjarje e ngjashme me skenar filmash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.

Fillimisht u raportua se ishte hapur zjarr drejt një patrulle policie, por pas zbardhjes së ngjarjes, u mësua se dy persona me motor kishin qëlluar me shotgun në oborrin e familjes Kurtaj.

Autorët e maskuar kanë hapur zjarr drejt kamerave të sigurisë të vendosura nga familja Kurtaj dhe më pas gjatë tentativës për t’u larguar, janë hasur në rrugë me tre djemtë e familjes. Këta të fundit i kanë ndjekur, por nuk kanë arritur t’i kapin. Njëri prej autorëve u rrëzua nga motori, por arriti të largohej nëpër fusha.

Në vendngjarja janë gjetur rreth dhjetëra gëzhoja plumbash. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rastit të rëndë. Versus.al

Poll