AKTUALITET /

Krimi në Shënavlash/ Pas ekzekutimit, djali transportoi trupin e babait me makinën e fermës drejt pusit

Grupi hetimor po merr në konsideratë çdo detaj për të zbuluar nëse 30 vjeçari Balla ka vepruar dhe orkestruar i vetëm gjithë vrasjen dhe alibinë e ngritur pas saj, apo ka patur bashkëpunëtor të tjerë në krimin e rëndë brenda familjes.

Shkruar nga Versus

Krimi në Shënavlash/ Pas ekzekutimit, djali transportoi trupin e

30 vjeçari Esmerald Balla shkrehu plumba pistolete mbi babanë e tij Enver Balla pas një konflikti për 75 milionë lekësh të vjetra kursimesh me të cilat do të rregullonin shtëpinë. Punimet për rikonstruksionon I kishin nisur, pasi lejen e ndërtimit e kishin marrë pak javë më parë, në muajin korrik. Dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte shumë mirë, në këtë familje ‘plas bomba’; djali vret në rrethana ende për tu përcaktua saktësisht babain.  

Policia është rikthyer pasditën e kësaj të mërkure me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi 1 kilometër larg shtëpisë ku u hodh 3 javë më parë nga djali i familjes Balla. Grupi hetimor po merr në konsideratë çdo detaj për të zbuluar nëse 30 vjeçari Balla ka vepruar dhe orkestruar i vetëm gjithë vrasjen dhe alibinë e ngritur pas saj, apo ka patur bashkëpunëtor të tjerë në krimin e rëndë brenda familjes.

Poll