AKTUALITET /

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, seancë në GJKKO për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Edison Memolla po hetohet pa masë sigurie për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Shkruar nga B.V
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, seancë në GJKKO
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Tiranë- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Mësohet se është pranuar kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm ndërsa para mediave ai ka deklaruar se ishte thirrur në seancë si dëshmitar dhe se ishte i gatshëm të përballet për të provuar pafajësinë e tij.

Ndërsa trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Memollës për vënien në dispozicion të audios origjinale ku dyshohet se provohet korrupsioni i Memollës.

Më 19 tetor të vitit të kaluar, Edison Memolla u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion zgjedhor pas bisedës telefonike të publikuar në media ku kryebashkiaku në detyrë i Rrogozhinës shfaqej teksa i kërkonte operatorit që të mos i shkëpuste energjinë elektrike një prej banoreve deri në përfundimin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit duke u ofruar të paguante faturën e energjisë së saj. Versus.al

Poll