AKTUALITET /

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pë plagosje me dashje, ekstradohet nga Anglia, nipi i ish-deputetit të PDIU

Ngjarja për të cilën Hoxha u dënua ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Shkruar nga Versus
I shpallur në kërkim ndërkombëtar pë plagosje me
Mikel Hoxha

33-vjeçari Mikel Hoxha, nipi ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës më 13 dhjetor 2021, e cila e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale: “Plagosje e Rëndë me Dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën Hoxha u dënua ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë, mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës. Skena e krimit ndodhi përballë komisariatit të policisë së Gramshit.

Në shkallën e parë, gjykata e kishte dënuar Hoxhën me 17 vjet burg, por në apel, pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, gjyqtarët vendosën uljen e dënimit dhe ndryshuan akuzat, duke e dënuar me 5 vjet heqje lirie.

Një muaj më parë media britanike, Dailymail i kushtoi një artikull 33 vjeçarit ku shkruhej se si Hoxha po përpiqej t’i shpëtonte ekstradimit.

Dailymail shkruante se për pesë vite, Hoxha jetoi në Britani pa u zbuluar nga autoritetet, deri në shtator 2023, kur më në fund u arrestua në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paundë. Në atë kohë, ai ndodhej në lirim me kusht nga imigracioni, ndërsa apelonte refuzimin e kërkesës për azil.

Ai është mbajtur në burgun e Wandsëorth që nga arrestimi dhe po përpiqej të ndalojë ekstradimin përmes sistemit ligjor britanik, duke përdorur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) – të drejtën për jetën familjare – duke pretenduar se kthimi në Shqipëri do të dëmtonte partneren dhe dy fëmijët e tij të mitur, të lindur në vitet 2019 dhe 2022 në Britani./Versus.al

Poll