AKTUALITET /

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT-së që merrte ryshfet për ndërtime pa leje

Veprimtaria korruptive e punonjësit ka ndodhur në prill të këtij viti.

Shkruar nga Versus

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT-së

Elbasan- Policia ka arrestuar punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, 51 vjeçarin G.B i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Mësohet se urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar që në muajin maj, ndërsa në prill të këtij viti 51 vjeçar kishte marrë ryshfet për të mos vepruar ndaj një objekti të ndërtuar pa leje në zonën e tij mbikëqyrëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll