AKTUALITET /

I shpallur në kërkim për kryerjen e marrëdhënieve sek*uale me të mitur, arrestohet 31 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Versus

I shpallur në kërkim për kryerjen e marrëdhënieve

Tiranë- Një 31 vjeçar me banim në Lezhë, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shitjen e lëndëve narkotike. 

I riu me iniciale K.K (P) ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge, ndërsa gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën "arrest me burg" për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një vajzë të mitur.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. Versus.al

Poll