
Dibër- Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi i vunë flakën një toke me sipërfaqe 7 dynymë duke djegur të gjithë bimësinë.
Konkretisht u proceduan P.B, 67 vjeç dhe B.B, 59 vjeç. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Dragu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Versus.al

